Bota

Del në ankand stilolapsi personal i Adolf Hitlerit!

Një stitolaps që e dashura e Adolf Hitler ja dhuroi për ditëlindjen e tij të 52-të pritet të dalë në ankand. Ky stilolaps do të dalë në ankand në Belfast dhe pritet të vlerësohet me një vlerë prej 80.000£. I veshur i gjithi me argjend, ka inicialet e tij A.H.

Karl Bennett, drejtor menaxhues i ankandeve, tha se:

Rëndësia e stilolapsit personal të Hitlerit qëndron në faktin se ai ndihmon në zbulimin e një pjese të fshehur të historisë, tregon një pasqyrë unike në marrëdhëniet personale të Hitlerit, të cilat ai i mbajti të fshehura nga syri i publikut.

Hitleri ishte udhëheqës i Gjermanisë gjatë Rajhut të Tretë (1933-1945) dhe nxitës kryesor i Luftës së Dytë Botërore në Europë. Ai urdhëroi ekzekutimin masiv të miliona njerëzve që konsideroheshin si “armiq”, ose inferiorë ndaj racës ariane. Ai u ngrit nga të qenit një piktor pa talent, në diktatorin më famëkeq të njerëzimit.

Perandoria e tij u shtyp nga një bashkim i kombeve më të forta në botë, ndërsa ai më 30 prill pak përpara kapitullimit përfundimtar të Gjermanisë naziste, bëri vetëvrasje në bunkerin e tij të Führer-it. Adolf Hitlerin e kujtojnë si një njëri të zbehtë, të dobët dhe përgjithësisht të ndrojtur dhe të përmbajtur, por ishte i aftë për shpërthime të befasishëm, zemërim dhe histerizëm ndaj atyre që i kundërshtonin fjalën. Krimineli numër një i botës ka hyrë në histori dhe si strateg ushtarak.