Auto & Moto Botë e Çuditshme

Shitet për këtë çmim makina e parë në botë prej druri!

Një Citroën 2CV prej druri, doli së fundmi në ankand në Francë. Kjo makinë daton në vitin 1955 dhe u ndërtua tërësisht nga druri i pemëve frutore nga marangozi francez Michel Robilliard. “La Belle Lochoise” është bërë nga druri i arrave, dardhave, mollës dhe qershisë. Robiard, i cili kryesisht ndërtoi modele druri për Ferrarin, filloi të ndërtonte 2CV-në e tij në 2011.

Pronari francez i muzeut Jean-Paul Favand shpenzoi 210,800€ përfshirë tarifat e ankandi për këtë Timber 2CV. E konvertuar në valutën australiane, kjo është pothuajse 340,000 dollarë, afërsisht e njëjta shumë që do të kushtonte për të blerë një Porsche 911 Carrera S të re. Çmimi final raportohet të jetë 40 mijë dollarë, më shumë se rekordi i mëparshëm i çmimit për një Citroen 2CV, megjithëse kuptohet se mbajtësi më i fundit i rekordit ishte një ekzemplar më konvencional.