Celebrities Gossip Music Showbiz

Shkakton tërmet në Romë koncerti i reperit Travis Scott, 60 fansa të lënduar!

Të paktën 60 fansa raportohet të jenë lënduar mbrëmjen e djeshme gjatë koncertit të madh që reperi Travis Scott mbajti në Romë. Këngëtari prezantoi albumin e ri ‘Utopia’ në Itali të hënën dhe dje mbajti shfaqjen e vetme në Romë para se të nisë turneun e tij të ardhshëm me të njëjtin emër. Fillimisht, ndalesa e parë ishte caktuar të mbahej në Piramidat e Gizës në Egjipt, megjithatë, data u anulua.

Eventi, i cili është organizuar në Cirus Maximus, raportohet të ketë shkaktuar një tërmet të vogël 1.3 ballë të shkallës Rihter dhe disa fansave iu është hedhur spërkatës piperi pas një incidenti. Mbi 60.000 fansa ishin të pranishëm në koncert për të parë reperin, por atmosfera arriti kulmin kur në skenë u shfaq dhe Kanye West.

Rikujtojmë, se koncerti i këngëtares Taylor Swift në Seattle është krahasuar me një tërmet me magnitudë 2.3, kjo sipas sizmiologëve. Të dhënat sizmike u analizuan nga ekspertët. Profesor Jackie Caplan Auerbach, një gjeolog në Universitetin e Uashingtonit Perëndimor, tha për Seattle Times se ndikimi i shfaqjes së koncertit tri orë e gjysmë të Taylor ishte baraz me një tërmet me magnitudë 2.3.