Celebrities Music Showbiz

Travis Scott publikon më në fund albumin e katërt ‘Utopia’!

Reperi i njohur Travis Scott ka publikuar së fundmi albumin e tij të katërt ‘Utopia’ nëpërmjet Cactus Jack dhe Epic Records. Albumi i shumëpritur vjen pesë vjet pas albumit të tij të fundit ‘Astroworld. Scott fillimisht ishte planifikuar të performonte albumin e ri në Piramidat e Gizës në Egjipt, por koncerti special i transmetuar drejtpërdrejt u anulua për shkak të çështjeve komplekse të prodhimit, sipas një deklarate nga ‘Live Nation Middle East’.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by flame (@travisscott)

Albumi i tij u publikua së bashku me filmin e tij të ri të titulluar ‘Circus Maximus’. Filmi do të shfaqet në kinematë e përzgjedhura të AMC në datat 30 korrik dhe 1-2 gusht. Ai gjithashtu publikoi pesë kopertinat e albumit ‘Utopia’ një nga një në Instagramin e tij. Albumi ka një sërë bashkëpunimesh me yje si Drake, Beyoncé, SZA, Kid Cudi, The Weeknd, 21 Savage, Future, Bad Bunny dhe Bon Iver.