Dëgjo live TOP ALBANIA RADIO
Dëgjo live TOP GOLD RADIO
Dëgjo live MY MUSIC RADIO
Voto në THE TOP LIST
Celebrities

Shpallen “Personalitetet më të bukura vegane” 2021!

Artistët Lizzo dhe Lenny Kravitz janë në krye të listës së 20 “personaliteteve më të bukura vegjetariane” të PETA 2021.

Organizata jofitimprurëse, me bazë në Norfolk, Virxhinia, e zbuloi listën për nder të 20-vjetorit të saj.

“Zgjedhjet e ushqimit vegjetarian janë tashmë në çdo menu, në çdo dyqan ushqimesh dhe nuk mund të shkosh në një lojë basketbolli ose futbolli këto ditë pa dalluar një kampion vegjetarian”, tha Zëvendëspresidentja e Lartë e PETA-s, Lisa Lange.

“Kemi arritur në 20-vjetorin tonë dhe kjo, kryesisht, falë “Personaliteteve më të bukura vegjetariane” të PETA-s, të cilët kanë frymëzuar miliona njerëz të heqin kafshët nga pjatat e tyre”, shtoi ajo.

Lisa Lange

Lizzo, e cila u bë një vegjetariane vitin e kaluar, u vlerësua për inkurajimin e fansave për të përqafuar ushqimin vegjetarian, duke ndarë restorantet dhe recetat e saj të preferuara vegane në TikTok dhe Instagram.

Lizzo

Kravitz, i njohur për konsumimin e frutave dhe perimeve nga kopshti i tij në Bahamas, shprehet se “të jesh vegan është gjëja e duhur për vetveten, për planetin dhe kafshët”.

Lenny Kravitz

Ndër personat e famshëm, të cilët kanë vendosur të heqin dorë nga konsumimi i proteinave shtazore, përfshihen gjithashtu këngëtaret kandidate për çmimin Grammy, Chloe&Halle, ylli i basketbollit të NBA-së, Chris Paul, aktivisti dhe ish-futbollisti Colin Kaepernick, kampioni i Formula 1, Lewis Hamilton.

Lewis Hamilton

Chris Paul

Colin Kaepernick