Botë e Çuditshme Travel

Shpërthimi i vullkanit në Islandë tërheq qindra turistë nga e gjithë bota!

Pamjet e përsosura të llavës që del nga eurpsioni i vullkanit nuk mund t’i shpëtonin vëmendjes të disa turistëve të cilët janë nisur drejt jugut të Islandës, duke tentuar të kapin fotot perfekte.

Për më shumë se 50 ditë, shpërthimi vullkanik në Islandë ofron një spektakël të jashtëzakonshëm për të gjithë kureshtarët dhe guximtarët që nuk ngurojnë t’i afrohen për të shijuar spektaklin e rrallë.

Periudhat e qetësisë të ndjekura nga gejzera gjigante të lavës, qindra metra të larta, mund të dallohen nga Reikjaviku rreth 40 kilometra larg.

Autoritetet kanë vendosur një rreth sigurie për të ndaluar vëzhguesit kuriozë të goditen nga pjesë të vogla shkëmbinjsh të nxehtë.

Shpërthimi, që së shpejti do të quhet “Fagradalshraun”, po tërheq vizitorë nga e gjithë bota, të cilët theksojnë se situata është e papërshkrueshme.

Në mbrëmje mund të shihen drita të ndritshme portokalli nga dhjetëra kilometra larg. Shpërthimi, i cili filloi në 19 mars, është i jashtëzakonshëm në shumë mënyra, pasi kanë kaluar më shumë se 8 shekuj që kur lava e fundit ka rrjedhur në gadishullin Reykjanes dhe gati 6,000 vjet që kur ka pasur një shpërthim.

Rikujtojmë, se phpërthimi i vullkanit “La Soufriere” në Karaibe, ka shkaktuar dëme të shumta. Dëmet janë llogaritur të paimagjinueshme.