Lifestyle Love & Sex Sex

Shtohet ‘kriza e moshës së mesme’ tek të rinjtë, gjithnjë e më të lodhur për intimitet!

Ambiciet e mëdha në punë dhe detyrimet e shumta, kanë bërë që njerëzit ta përjetojnë krizën e moshës së mesme që në të tridhjetat e tyre. Jeni në vitet më të mira të jetës, në të tridhjetat apo dyzetat dhe përkrah jush keni një partner që e doni. Por, ka kohë që keni vërejtur se diçka nuk shkon. Partneri ankohet se është i lodhur dhe nuk ka fuqi për asgjë, as për të kryer marrëdhënie seksuale. Ja arsyet më të shpeshta se pse ndodh kjo se si të veproni në të tilla raste…

Jeni viktima të ndryshimeve

Më parë, simptomat e tilla quheshin krizë e moshës së mesme dhe më së shpeshti haseshin te burrat që kishin shkelur në të 50-tat. Sot, këto simptoma gjithnjë e më shumë hasen edhe te gratë dhe kufiri i moshës është ulur në 30 apo 40. Ekspertët mendojnë se këta persona janë viktima të ndryshimeve në raportet e punës.

Frika nga humbja

Të mbingarkuar me punë, personat e tillë janë të brengosur rreth sigurimit të mjeteve të mjaftueshme për sigurimin e familjes. Kjo mbyt dëshirën për dashuri, intimitet, por edhe për bisedë. Është parë se presioni është më i madh te ata që kanë punë më të mirë dhe që fitojnë më shumë para.

Caktoni prioritetet

Krahas frikës se do t’ju ikë shansi që vjen një herë në jetë për të përparuar në karrierë, është vërejtur se njerëzit në postet udhëheqëse janë gjithnjë e më të rinj, por ata janë shtresa më pak e lumtur e shoqërisë. Vitet e 30-ta të jetës janë bërë më të vështira se më parë. Një studim tregon se një e pesta e të punësuarve të moshës 35 deri 44 vjeç janë me depresion dhe ankth. Në mënyrë që të evitoni gjendjet e tilla, duhet që të ndaloni mendimet e këqija dhe të caktoni prioritetet.

Bisedoni me partnerin

Bisedni me partnerin se çfarë prisni nga njëri-tjetri në aspektin e suksesit profesional dhe sa kohë doni të kaloni së bashku. Mundohuni që ta respektoni marrëveshjen dhe, të paktën, një herë në javë, të rrini së bashku, duke u marrë me aktivitete të përbashkëta. Bisedoni çdo ditë, para se të flini dhe në mëngjes, duke pirë kafen. Nuk mund të ketë seks të mirë pa një raport të mirë midis të dyve.