Bota

Shuhet ylli i “Game Of Thrones”, Ian Gelder!

Katër muaj pasi u diagnostikua me kancer, faktkeqësisht ka ndërruar jetë në moshën 74-vjeçare ylli i “Game Of Thrones”, Ian Gelder. Lajmin e bëri të ditur bashkëshorti i aktorit Ben Daniels teksa hyri në Instagram për të shprehur pikëllimin e tij. Ian, i cili ishte më i njohur për rolin e Kevan Lannister në serialin mitik, u diagnostikua me kancer në kanalin biliar dhjetorin e kaluar.

Dyshja ishin bashkë që nga viti 1993 pasi u takuan për herë të parë ndërsa punonin së bashku në një produksion të Joe Orton’s ‘Entertaining Mr Sloane’. Ben shkroi:

Me trishtim të madh dhe zemër të thyer në një milion copë, po e lë këtë postim për të njoftuar vdekjen e bashkëshortit tim të dashur dhe partnerit të jetës, Ian Gelder.

Një njeri i fortë i ekranit dhe skenës, Gelder u shfaq në Game of Thrones si Kevan Lannister, vëllai më i vogël i Lord Tywin (Charles Dance), për sezonin e parë dhe ripërsëriti rolin në sezonet e mëvonshme të serialit HBO, duke ‘takuar’ vdekjen e tij në episodin e fundit. Ai u shfaq në fillim të këtij viti në një episod të serialit detektiv ‘Father Brown’.

I ndjeri është gjithashtu i njohur për rolin e zotit Dekker në Torchwood: Children of Earth. Në vitin 2019, ai luajti si i ftuar si studiuesi bibliotekar Charles i Kolegjit Jordan në serialin televiziv të BBC His Dark Materials dhe në vitin 2020 ai u shfaq si Zellin në Doctor Who. Projektet e tjera përfshinin role në serialet televizive London’s Burning dhe Agatha Christie’s Poirot, ndërsa ai pati role në produksione në West End të Londrës dhe Shakespeare’s Globe Theatre.