Celebrities Gossip Showbiz

Shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim! Ana Kauri shfaqet veshur me…

Ana Kauri njihet për postimet e saj provokuese në rrjete sociale. Ajo shfaqet shumë provokuese si në Instagram, ashtu edhe me video-t e saj në TikTok. Megjithatë, duket se Ana ka vendosur të na befasojë me një ‘look’ pak më ndryshe. Veshur me veshjet tradicionale shqiptare, ajo ka rënë në sy të ndjekësve menjëherë.

Jo vetëm kaq, por për ta plotësuar këtë ‘look’ tradicional, ajo e ka shoqëruar me mbishkrimin vargjet e famshme të Fishtës.

Edhe hâna do t’a dije, edhe dielli do t’ket pa, se përqark ksaj rrokullije, si Shqypnija vend nuk ka!

Së fundmi, ish- konkurrentja e “Për’Puthen” ka zbuluar në një intervistë emrin e djalit më ‘macho’ nga programi dhe ai ka qenë pikërisht Riniani. Ndërsa ka treguar në mënyrë kategorike se Andi Shehi nuk është aspak.

Rikujtojmë se, Ana është ‘e preferuara’ e Borës pasi prezantuesja e përzgjodhi atë si modelen kryesore të koleksionit e saj më të fundit të veshjeve ku u shfaq mjaft seksi.