Celebrities Fashion Showbiz

Kush është e përzgjedhura e Bora Zemanit nga “Për’Puthen”?

Përveç angazhimit si prezantuese e “Për’Puthen” dhe “Për’Puthen +40” që rezultoi shumë e suksesshme, Bora Zemani është një nga ato figura publike e cila ka arritur të ketë edhe linjën e saj unike të veshjeve, që ka startuar që në janar të 2020-ës dhe për lançimin e koleksionit të saj të parë ajo zgjodhi çiftin Rezarta Shkurta dhe Ermal Hoxha.

Për koleksionin e ri të veshjeve këtë herë ajo ka vendosur të zgjedhë një nga konkurrentet që ka qenë në “Për’Puthen”. Edhe pse gjatë një interviste kur ajo u pyet për të preferuarit e saj nga konkurrentët, ajo nga djemtë veçoi Mevlanin por vajzat nuk preferoi t’i ndante.  Mesa duket këtë herë ajo duket se e ka të përzgjedhurën.

Ana Kauri është zgjedhur për reklamimin e këtij koleksioni edhe ketë e tregojnë edhe postimet e bëra prej tyre. Fotografitë për koleksionin janë realizuar në jug të Shqipërisë dhe pritet të publikohen shumë shpejt.