Celebrities Gossip Showbiz

Ana Kauri: “Andi aspak ‘macho’, ja cili nga djemtë e “Për’Puthen” ka qenë!”

Ana ka qenë një ndër vajzat më të përfolura dhe seksi të programit “Për’Puthen”. E teksa, konkurrentët vazhdojnë të marrin pjesë në emisione dhe të bëjnë bujë me deklarata, Ana nuk mund të mungonte.

E ftuar në një intervistë së fundmi, ish- konkurrentja simpatike ka treguar se cili nga djemtë e “Për’Puthen” ka qenë më ‘macho’ dhe cili nuk ka qenë aspak. Në takimet që Ana ka patur me djemtë, ajo tregoi se është ai që ka patur më shumë takime. Edhe pse fillimisht ngurroi të tregonte emër, pasi ajo vetë dhe ai janë në lidhje me të tjerë, Ana tregoi se bëhet fjalë për Rinianin.

Ai që kam patur më shumë takime, por që ka mbetur prapa tani ajo histori. Realisht ai kishte më shumë kërkesa jashtë programit. Është Riniani.

Ndërsa, teksa është pyetur nëse Andi Shehi, tanimë partner i Melisës mund të ishte më “macho”, ajo u shpreh në mënyrë kategorike që jo.

Jo, aspak kategorikisht.

Nuk dimë se si do ta presë Andi këtë deklaratë. por deri më tani nuk ka patur asnjë reagim nga ana e tij.

Kujtojmë se hiret dhe pamja e Anës i kanë rënë në sy prezantueses Bora Zemani, e cila e zgjodhi atë si imazh të kompanisë së saj të veshjeve.

Ish- konkurrentja e “Për’Puthen” shpesh është akuzuar nga ndjekësit e saj se ka ndryshuar shumë në fytyrë nga operacionet kirurgjikale dhe së fundmi në një bisedë me ndjekësit, dikush ka shprehur mendimin se dukej shumë më mirë natyrale. Ana nuk ka ngurruar t’i kthejë përgjigje duke treguar vetëbesim të plotë.

Kam qenë, jam dhe do të jem gjithmonë e bukur. Gjithmonë kam për t’u kujdesur për veten time dhe asnjëherë nuk kam për ta lënë pas dore dhe për më tepër do të kem gjithnjë një shpirt rinor.