Botë e Çuditshme Lifestyle Travel

Shumë njerëz kanë humbur jetën, vendet më të rrezikshme të selfie-ve në botë!

Selfie-t në vendet e rrezikshme vitet e fundit kanë marrë më shumë se 100 jetë njerëzish. Njerëz të ndryshëm përpiqen të realizojnë foto në majë të një shkëmbi, ndërtesash shumëkatëshe, apo në mes të një lumi të egër. Sipas një studimi të publikuar në “Journal of Family Medicine and Primary Care”, mes tetorit 2011 dhe nëntorit 2017, të paktën 259 persona humbën jetën në vende të rrezikshme, vetëm për shkak të një fotoje.

Sipas statistikave, bëhet fjalë kryesisht për meshkuj të moshës 20 deri në 29 vjeç. Vetëm vitin e kaluar, menjëherë pas heqjes së kufizimeve të lëvizjes për shkak të koronavirusit, janë regjistruar 24 vdekje nga selfie-t. Travelbook.de ka përpiluar një listë me vendet me të rrezikshme për të bërë selfie.

El Caminito del Rey, Spanjë

Ky shteg i bukur u konsiderua si një nga më të rrezikshmit në botë dhe ishte plotësisht i mbyllur për vizitorët për 14 vjet. Arsyeja, shumë jetë të humbura. Në vitin 2015, ky vend u rinovua por nuk është ende plotësisht pa rrezik.

Pishina e Djallit, Zambia

Ekziston një mur që nuk lejon që uji të të tërheqë menjëherë, por nëse shfaqen rryma, askush nuk mund t’ju mbajë prapa. Shumë turistë tashmë kanë rënë në thellësitë e Ujëvarës Victoria.

Kjeragbolten, Norvegji

Shumë njerëz kanë humbur jetën këtu duke u rrëzuar. Vetëm shikimi i fotove është rrëqethës.

Preikestolen, Norvegji

Një hap i pakujdesshëm është gjithçka që duhet për të rënë nga një shkëmb. Meqë ra fjala, këtu janë bërë xhirimet e ‘Mission Impossible’ në vitin 2017. Disa vite më parë, një turist spanjoll ka humbur jetën duke rënë nga shkëmbi.

Trolltunga, Norvegji

Shumë turistë shkojnë deri në skaj. Kjo rezultoi fatale për 24-vjeçaren nga Melburni e cila ra nga një lartësi prej pothuajse 300 metra dhe humbi jetën.

Rikujtojmë, ngjarjen e ndodhur në ujëvarën Ramdaha, në Indi. Dy të rinj, të moshës 14 dhe 22 vjeç, Shraddha dhe Shweta Singh, po bënin foto pranë ujëvarës. Vajza e vogël rrëshqiti dhe anëtarët e tjerë të familjes u hodhën në ujë për ta shpëtuar.