Celebrities Gossip Showbiz

Shumë shpejt do të dëgjojmë surprizën më të re nga Butrint Imeri!

Butrint Imeri është një nga këngëtarët që prej vitesh po shijon një sukses të madh falë projekteve të tij muzikore, të cilat pëlqehen shumë dhe numërojnë miliona klikime.

Vetëm para pak ditëshsh në Instastory këngëtari ka postuar disa foto të animuara me të cilat na ka berë të gjithë kureshtarë. Artisti nuk ka zgjedhur të na japë një koment lidhur me to dhe ne na shkoi në mendje mos ndoshta këto postime kishin të bëjnë me një projekt të ri të Butrintit dhe ai po na paralajmëronte për këtë.

E mesa duket kështu qenka! Disa orë më parë artisti na tregoi se do të publikojë këngën e tij më të re të cilën sapo e ka përfunduar. Me anë të një Instastory Butrinti na ka treguar se teksa ndodhet në studio muzikore së bashku me bashkëpunëtorët e tij krahas ka shkruar:

E bëmë sërish

Vetëm pak muaj ka nga lançimi i projektit të tij më të fundit në bashkëpunim me reperin dhe mikun e tij Don Xhoni. ‘Corazon’ një këngë e cila padyshim theu çdo rekord duke numëruar miliona klikime në vetëm pak ditë. Edhe pse u publikua në ditët e ftohta, videoklipi i xhiruar në Dubai mes djemve padyshim na jep një ‘vibe’ shumë veror. Aktualisht kënga numëron 42 milion klikime në platformën YouTube.