Celebrities Gossip Live From Tirana Showbiz

“Si ato shtrigat që duan të lënë një shije të keqe…”/Paloma zbulon emrin e banores së këtij edicioni të “BBV” që i sjell bezdi!

Sot në emisionin “Live from Tirana” ishte e ftuar gazetarja e njohur Paloma për të na folur pak se si po i duket edicioni i tretë i “BBV”. Kush do të lërë sonte shtëpinë më të famshme në Shqipëri sipas Palomës?

Jam midis Gabrieles dhe Ervinit. Gabriele ndoshta edhe nuk del sepse mund të krijojë ndonjë lidhje aty brenda ndërsa Ervini kaq mund të shkojë, nuk mendoj se mund të jap më shumë.

Treshja Meritoni-Ilnisa-Rike, si e komenton Paloma?

Meritoni e ka pasur gjithmonë qejf Riken, Rikja nga ana tjetër pëlqente Romeon edhe pse u shpallën shokë të ngushtë. Janë lëmsh dhe akoma nuk e kuptojnë identitetin e tyre brenda shtëpisë, është java e tretë dhe duhet ta kuptojnë çfarë duan dhe kë duan. Kur ke pëlqim për dikë nuk ke frikë ta shprehësh. Rikja është herë këtej herë andej, ndoshta e bën për të prishur raportin Ilnisa-Meritoni. Nëse Ilnisa është e fortë dhe ka besim tek Meritoni nuk ka pse të ketë frikë Riken. Vetëbesimi që krijoi më faktin që doli e preferuara e lëshoi pak. Nuk po përmbahet më dhe kjo është shumë e gabuar.

Si e ka parë Paloma raportin Romeo-Heidi dhe Sara-Bardhi?

Më pelqejnë shumë Romeo dhe Heidi. Do të jenë një çift që do të godasin por mënyra si po krijohet kjo marrëdhënie më duket thikë me dy presa. Romeo çfarë dëshiron e ka, është djalë i bukur, i zgjuar dhe nuk besoj se e ka të vështirë të shtyhet. Romeo nuk ka nevojë për shtysa. Sara me Bardhin nuk më pëlqejnë bashkë. Ajo duket sikur po e tërheq nga veshi Bardhin. Nuk më emocionojnë si çift. Sara nuk më pëlqen, që javën e dytë më ka krijuar bezdi si person, ndiej që nuk më jep një energji pozitive aty në shtëpi. Që me frazën “do t’i hajë të gjithë për mëngjes” më duket si ato shtrigat që duan të lënë një shije të keqe. Nuk më pëlqen fare, është shumë arrogante, shumë e pasjellshme, nuk i mendon ato që thotë. Ndoshta edhe nxitohem por më krijon shumë bezdi. Se di pse femrat aty brenda kanë një urrejtje të madhe për njëra-tjetrën. Aty do kapen për flokësh kështu si e kanë nisur.