Artistja e njohur me famë botërore, Lady Gaga së fundmi në një intervistë ekskluzive për kopertinën e saj në revistën “Vogue” të publikuar ditën e sotme, ka zbuluar detaje nga takimi dhe fejesa me sipermarrësin Michael Polansky. Bëhet e ditur se ajo shkoi në festën e ditëlindjes së Sean Parker në shtator të vitit 2019 dhe vazhdoi të pyeste për Polansky derisa më në fund ata u prezantuan dhe folën për më shumë se tre orë.
Sipërmarrësi gjithashtu ndau përshtypjen e tij të parë me revistën, duke thënë se ai ishte “i goditur menjëherë nga ngrohtësia dhe çiltërsia e saj”. Dyshja folën në telefon për javë të tëra përpara se të dilnin në takimin e tyre të parë, duke u dashuruar dhe duke u qëndruar së bashku gjatë periudhës së COVID-19 ku edhe bashkëjetuan së bashku në Malibu, Kaliforni.
Më tej Gaga shtoi se:
Ishte vërtet diçka e veçantë. Kam qenë shumë e fokusuar në karrierën time që kur isha adoleshente. Dhe dhurata e asaj kohe ishte se unë u përqendrova plotësisht në marrëdhënien time. Takova këtë qenie njerëzore plotësisht mbështetëse, të dashur që donte të më njihte “jashtë” Lady Gaga-s.
Polansky ra dakord me të, duke shtuar se:
Ne kishim këtë kapitull të mahnitshëm të një lloj normaliteti të çuditshëm që është thelbësor për çdo marrëdhënie që të zhvillohet në një mënyrë reale – duke bërë shëtitje, duke pirë kafe, duke u shoqëruar me qentë e duke lexuar libra së bashku.
Ndër të tjera gjatë intervistës vetë artistja tregoi se Polansky i propozoi në muajin Prill dhe e bën atë që të jetë njeriu më i lumtur dhe është me fat që partneri i saj e mbështet gjatë gjithë kohës.