Celebrities Gossip Showbiz

Si një artiste e vërtetë, Ronela Hajati ‘çmend’ publikun spanjoll!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar jo vetëm duke paralajmëruar se do të sjellë këngë të reja por dhe me angazhimin me koncerte. Jo vetëm në vendin tonë, por e ftuar si pjesëmarrëse e Eurovision-it, bukuroshja i ka falur publikut spanjoll një super performancë duke na treguar se jo vetëm në Shqipëri por Ronela mbetet një divë kudo që shkon.

Në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio e cila si çdo vit erdhi me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. E ndër to ka qenë dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi se si ka qenë viti 2022 për të dhe jo vetëm.