Celebrities Gossip Showbiz

Për Ronelën ‘ditët pa gjumë’ sapo filluan!

Ronela Hajati pas përfundimit të eksperiencës së saj në Eurovision ka sjellë në treg mjaft projekte të reja muzikore, si bashkëpunime ashtu edhe këngë solo. Me anë të postimeve të saj në Instagram kemi parë se ka disa kohë që këngëtarja i është përkushtuar punës dhe karrierës.

E duket se artistja nuk ka aspak kohë të pushojë edhe pse ky vit sapo ka nisur dhe këtë e ka treguar me anë të një Instastory të postuar vetëm pak më parë. Bukuroshja ka ndarë me ndjekësit një foto selfie dhe krahas duket se na ka paralajmëruar se ka nisur seriozisht punën për projekte të reja muzikore.

“Ditët pa gjumë” kanë nisur zyrtarisht!

Në “Maratonën e 100 Këngëve më të mira të Vitit” në Top Albania Radio e cila si çdo vit erdhi me disa urime shumë speciale nga artistët më të dashur shqiptarë. E ndër to ka qenë dhe këngëtarja e njohur Ronela Hajati e cila nëpërmjet një lidhjeje telefonike na tregoi se si ka qenë viti 2022 për të dhe jo vetëm.