Celebrities Gossip Showbiz

Si rrallëherë, Bebe Rexha publikon foto me të dashurin e saj!

Këngëtarja e njohur shqiptare, Bebe Rexha, së fundmi ka publikuar një seri fotosh në Instagramin e saj ku përveç imazheve të vetes së saj, kishte përfshirë edhe shoqërinë, vëllain dhe jo vetëm. Diku në një tjetër fotografi, Bebe u shfaq duke pozuar në prehrin e të dashurit, Keyan Safyari.

Ajo ka folur nëpër shumë media të ndryshme në lidhje me të dhe është shprehur se edhe familja e saj e dashuron atë po aq shumë sa vetë ajo.

Ne e pëlqejmë këtë djalë. Unë mendoj se ky është një djalë i mirë. Ky djalë është i veçantë. Ai është i dashur, ai kujdeset për mua, ai e kupton karrierën time dhe atë që bëj. Familja ime e do atë.

Dyshja janë në lidhje romantike prej më shumë se dy vitesh. Bebe është padyshim një ndër emrat më të suksesshëm të industrisë muzikore ndërkombëtare. Artistja shqiptare para pak ditësh ka bërë të ditur se po punon për projekte të reja muzikore. Kështu njoftoi 32-vjeçarja përmes disa imazheve dhe videove që ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj në Instagram.

 

Ndërkohë, ajo po vazhdon të shijojë suksesin e bashkëpunimit të saj më të fundit me David Guetta, të titulluar “Family”. Artistja e njohur numëron një sërë hitesh dhe duket se tre prej tyre kanë tejkaluar pritshmëritë duke marrë mbi 1 miliard klikime. Bëhet fjalë pët këngët “In the Name of Love”, “Me, Myself&I” dhe “Meant to Be”.