Celebrities Love & Sex Music Showbiz

Si rrallëherë Mariza Ikonomi flet për partnerin dhe zbulon planet për dasmën e saj në TAR!

E ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi ka folur jo vetëm për projektin e saj më të ri muzikor “Të dua ty” por edhe për një temë shumë të re dhe mjaft të bukur, bëhet fjalë për dashurinë. Artistja ka folur për partnerin e saj dhe gjithashtu ka zbuluar edhe planet nëse do të kemi një dasmë së shpejti.

Në këtë periudhë kanë dalë lajme se ke filluar një kapitull të ri sentimental. Sa e pëlqen partneri yt këngën e re?

Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë.  Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur. 

Kush thotë më shpesh ‘Të dua’?

Po kush i ka numëruar? Ajo është me ndjesi. Unë jam njeri i çiltër dhe nuk e shikoj sa herë është thënë. Sigurisht që thuhet shpesh. 

Sa është plotësuar gjysma e Marizës?

Unë mund të them se jeta ka marrë një kuptim të bukur. Ndihem vërtet shumë mirë. Ditët janë edhe më motivuese dhe më të bukura. Është me të vërtetë një bekim që ta ndiesh veten mirë. Por kur gjen një person kupton që gjithçka ka nisur një kapitull të ri. Është një gjë sublime.

Çfarë ju tërheq më shumë tek njëri-tjetri?

Unë e kam shumë të vështirë që të flas për këtë pjesë sepse jam shumë diskrete dhe dua t’i mbaj disa gjëra për vete. 

Mariza gjithashtu ka folur edhe në lidhje me martesën.

Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjeherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka.