Celebrities Gossip Health & Beauty Lifestyle Showbiz

Si të qëndroni në formë të shkëlqyer pas të 40-tave?! Yjet e ekranit vijnë me këshillat e duhura për ju!

Pas moshës 40 vjeçare, hormonet tona ndryshojnë dhe bëjnë që metabolizmi ynë të ulet. Kjo e bën më të vështirë të qëndrojmë në formë dhe të shëndetshëm ndërsa plakemi. Por këta të famshëm kanë ndarë rutinën e tyre të stërvitjes, së bashku me disa këshilla dietike.

1. Eva Longoria/47-vjeçe

Eva Longoria pëlqen të bëjë një stërvitje çdo ditë. Në një intervistë, ajo tha se i pëlqen të hidhet mbi trampolinë. Ajo e përdor këtë taktikë stërvitjeje për 30 deri në 45 minuta në ditë, pastaj bën stërvitje me peshë.

2. Dwayne “The Rock” Johnson/49-vjeç

Rock nuk e fsheh se sa shumë punon për të ruajtur fizikun e tij të yllit të aksionit. Ai shpesh ndan postime në rrjetet sociale. Të hënave, ai fokusohet në shpinë dhe biceps. Në mesjavë, ai merret me shpatullat. Të enjteve, ai i kthehet shpinës dhe bicepsit. Të premtet janë ditët e gjoksit dhe të shtunat janë ditë këmbësh. Ai i ka të dielat ditë pushimi, ku shpesh poston edhe ushqimet që konsumon.

3. Jennifer Lopez/52-vjeçe

Jennifer Lopez është e përpiktë kur bëhet fjalë për fitnesin dhe shëndetin e saj. Ajo i jep përparësi shëndetit të saj dhe e vendos atë të parën. Kjo lidhet me të gjitha aspektet, duke përfshirë ushqimin, gjumin dhe ushtrimet fizike. Ajo tha se stërvitja e bën atë të ndihet e lumtur. Ajo ka kërcyer gjithmonë, por gjithashtu bën ushtrime me pesha.

4. Hilary Swank/47-vjeçe

Kur Hilary Swank ishte duke u stërvitur për rolin e saj në ‘Million Dollar Baby’, ajo ushtrohej për 5 orë në ditë. Tani asaj i pëlqen të stërvitet për argëtim. Swank thotë se është një nga mënyrat më të mira për të qëndruar fleksibël dhe për të mbajtur kalciumin në kockat tona.

5. Mark Wahlberg/50-vjeç

Wahlberg stërvitet për cilindo rol që do të ketë. Ai stërvitet 5 ditë në javë me pushim të mërkurave dhe të shtunave dhe i pëlqen të bëjë stërvitje me intervale me intensitet të lartë. Wahlberg zgjedh një dietë me bazë bimore. Ai zgjohet herët dhe i pëlqen të kryejë stërvitjet e tij në orën 4 të mëngjesit.

6. Kate Hudson/42-vjeçe

Kate Hudson ka filozofinë se mirëqenia ka të bëjë me cilësinë e jetës suaj. Mund të bëni një shëtitje dhe të jeni akoma të shëndetshëm. Hudson pëlqen të agjërojë me ndërprerje dhe thotë se e ndihmon në ruajtjen e niveleve të saj të energjisë. Asaj i pëlqen të bëjë një sërë stërvitjesh, të tilla si ecja, ngasja me biçikletë dhe pilates. Bukuroshja konsumon ushqime të shëndetshme gjatë gjithë ditës dhe e vetmja gjë që e bën të lumtur është akullorja.

7. Jennifer Aniston/53-vjeçe

Aktorja e ‘Friends’ tha se nëna e saj ishte një fanatike e shëndetit. Ajo me kalimin e viteve u bë e vetëdijshme për atë që po hante. Artistja ka një rutinë e cila përfshin shëtitjet e përditshme me qenin e saj. Ajo gjithashtu mediton, bën kafe dhe shkruan në ditar. Ajo adhuron kërcimin me litar, edhe pse sipas saj është një stërvitje ‘vrasëse’.