Botë e Çuditshme

Si të zgjidhni kubin e Rubikut?! Ja si ndikon në trurin tuaj…

Enigma e kubit të Rubikut mbetet e pa zbërthyer pothuajse për të gjithë. Janë shumë pak ata persona, të cilët kanë aftësinë që t’i gjejnë zgjidhjen.

Kubi i Rubikut u shpik në vitin 1974 nga skulptori dhe profesori hungarez i arkitekturës, Erno Rubik, për të ndihmuar studentët të mësonin dimensionet hapësinore

Fillimisht u quajt Kubi Magjik, ndërsa në vitin 1980 doli në treg si lodër duke u bërë një nga lodrat më të shitura të të gjitha kohërave. Megjithatë, shumica e njerëzve nuk e zgjidhin dot Kubin e Rubikut dhe përfundojnë duke hequr dorë.

Ende nuk dihet numri i saktë i njerëzve që mund ta zgjidhin, por mendohet diku te 6% e popullsisë në botë.

“Enigma” e kubit mund të zgjidhet me disa lëvizje. Rekordi botëror i zgjidhjes më të shpejtë i takon Yusheng Du, nga Kina, i cili në nëntor të vitit 2018, bashkoi ngjyrat e të gjithë faqeve të kubit për vetëm 3.47 sekonda. Ju ndoshta nuk do ta mundni rekordin e Yusheng Du, por do të keni të tjera përfitime.

1. Përmirëson kujtesën

Zgjidhja e kubit përmirëson memorien e muskujve. Kjo është pjesa e trurit që kujton mësimet pas përsëritjes.

2. Përmirëson zgjidhjen e problemeve

Kur uleni dhe zgjidhni enigmën, duhet të përqendroheni dhe të ktheni secilën pjesë, ndërsa kuptoni se çdo kthesë ndikon te lëvizjet pasuese.

3. Përmirëson përqendrimin

Kur zgjidhni Kubin e Rubikut, duhet të përqendroheni. Gjatë zgjidhjes së tij, qelizat e trurit qëndrojnë të aktivizuara. Kubi gjithashtu përmirëson aftësitë e hartës njohëse të trurit.

4. Përmirëson reflekset

Këto reflekse ju ndihmojnë të identifikoni vizualisht artikujt, të lexoni më shpejt dhe të vini re më mirë ngjyrat.