Celebrities Lancio Music

Single i ri i Anxhelinës, “Precious” rrëmben vëmendjen e Kim Kardashian!

Vetëm pak ditë më parë, këngëtarja bukuroshe Anxhelina Hadërgjonaj lançoi projektin më të ri muzikor në gjuhën angleze, “Precious”.

Prurja e saj pati një impakt të menjëhershëm tek fansat por edhe tek miq të tjerë të industrisë së muzikës të cilët treguan mbështetjen e tyre, duke e ndarë këtë këngë me ndjekësit edhe në rrjetet e tyre sociale.

Duket se ky projekt muzikor i këngëtares po kthehet në një hit të padiskutueshëm edhe në Amerikë, madje duket se edhe vetë Kim Kardashian e ka pëlqyer shumë. Ylli i “Keeping up with the Kardashians” ka postuar në Insta Story, një copëz të këngës së Angelinës duke e uruar bukuroshen shqiptare për këtë prurje.

Anxhelina njihet për raportin e saj me familjen Kardashian-Jenner, kjo falë miqësisë së ngushtë me grimierin me famë ndërkombëtare Ariel, i njohur si “Make-up by Ariel”. Anxhelina dhe Ariel janë shfaqur në evente të ndryshme krah njëri-tjetrit dhe ky i fundit është një ndër grimierët më të dashur për Kim Kardashian dhe motrat e saj.

Sa i përket “Precious”, të gjithë mund sugjeroni si hyrjen e re të The Top List duke klikuar në topawards.top-channel.tv për ta bërë pjesë e klasifikimit të 100 këngëve moderne shqiptare!