Live From Tirana

Social Top 5: Ja kush janë të famshmit shqiptarë dhe të huaj më të ndjekur në Instagram!

Erdhi dhe fundi i kësaj jave plot dinamikë dhe si zakonisht çfarë vjen në Top Albania Radio çdo të premte?!  Social top 5!!

Për këtë javë duhet të themi se ka plot surpriza, shumë levizje në numrat e ndjekësve të yjeve tanë. Pa humbur shumë kohë, le të shohim renditjet e personazheve që kanë fituar e humbur ndjekës gjatë kësaj jave:

Nga vendi ynë kemi këto ulje e ngritje ndjekësish në Instagram:

5. Don Xhoni qëndron këtë javë në vendin e pestë, ka shtuar 5K.

4.Bora Zemani ka shtuar 7K.

3. Në vend të tretë vjen këngëtarja e njohur Fifi, pasi ka shtuar 20K.

2. Cindy i Për’puthen ka shtuar 22K.

1. Në vend të parë kryeson Juli i Për’puthen, ka shtuar 33K.

 

Ndërkohë nga ana tjetër kemi yjet që kanë pësuar rënie ndjekësish:

3. Alesia Bami ka humbur 1K.

2. Duke pasuar me Rashel Kolaneci, e cila ka humbur 2K.

1. Më shumë këtë javë ka humbur ndjekës Eliona Pitarka, 3K.

 

Ndërsa nga personazhet e huaj, ndjekësit në Instagram janë shtuar sipas kësaj renditje:

5. Georgina Rodriguez ka shtuar 800K.

4. Në vend të katërt kemi Kylie Jenner, ka shtuar 1M.

3. Cristiano Ronaldo shton 1.5M.

2. Kim Kardashian vijon t’i shtohen ndjekës, këtë herë 2M.

1. Në vend të parë, ndryshe nga javët më parë është Kendall Jenner, ka shtuar 3M.