Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë, duke transmetuar shumë emocione të forta teksa rrëfejnë historitë e tyre apo edhe gjatë përditshmërisë, konflikteve dhe raporteve me njëri-tjetrin.
Pas hapjes së Kutisë së Pandorës të shtunën nga Luizi, në nominim të menjëhershëm u dërguan Olta, Armaldo dhe Kristi. Lidhur me këtë në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh. Të pyetur në sondazhin e TAR se cili nga banorët e BBV do të largohet nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shqiptarët kanë votuar: Olta (84%), Armaldo (12%), Kristi (5%).