Celebrities Showbiz

Sondazhi i TAR/Cili banor mendoni se do të largohet nga shtëpia e “Big Brother VIP”?

Big Brother Vip Albania është një fenomen social që mbërthen fort jo vetëm vëmendjen por edhe debatin publik. Banorët të cilët kanë nisur këtë rrugëtim jo vetëm që kanë filluar të krijojnë aleancat e para por kanë arritur edhe të kenë ‘territorin’ e tyre dhe të tregojnë se si ata kanë zgjedhur ta luajnë lojën. Pavarësisht se është ende fillimi i qëndrimit brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka pasur shumë momente të bukura mes tyre por sigurisht nuk kanë munguar as zënkat dhe debatet.

Në lidhje televotimin e kësaj jave në faqen e Web-it të Top Albania Radio-s u ngrit një sondazh me pyetjen “Cili nga banorët e nominuar mendoni se do të lërë shtëpinë e “Big Brother VIP” këtë javë?” Të pyetur në sondazhin e TAR, shqiptarët kanë votuar: Silvi 64% dhe Ledjona 36%.

Mbrëmjen e kaluar, në televotimin kokë më kokë mes Silvit dhe Ledjonës, publiku vendosi që Silvi ta ndërpriste këtu rrugëtimin e tij në “Big Brother VIP 3”. As bileta e Lori Caffe që Silvi ia mori Meritonit primen e kaluar, nuk mundi ta mbajë brenda shtëpisë pasi ishte vetëm një biletë vajtjeje pa pasur mundësinë e rikthimit.

Shënim: Ky sondazh është bazuar vetëm në përgjigjet e ndjekësve në faqen e Web  të Top Albania Radios dhe nuk ka asnjë lidhje me televotimin zyrtar të “Big Brother VIP”.

Nga ana tjetër sondazhi i ri ngre pyetjen “Cila nga banoret mendoni se do të lërë shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ këtë javë?”. Votoni në këtë link për të dhënë mendimin tuaj.