Një periudhë tepër e zënë dhe të ngarkuar këto kohë, Dea Mishel angazhohet dhe në një tjetër projekt kaq të madh e të rëndësishëm. Që pas përfundimit të “Big Brother Vip Albania 2”, Dean e kemi parë në shumë projekte, por mbase ky do të bëjë të gjithë diferencën.
Ditën e djeshme Dea ka festuar ditëlindjen dhe mbush 28 vjeçe. Këtë e ka zbuluar vetë ajo me disa foto të postuara në Instagram. Por mëngjesi i sotëm nuk ka qënë edhe aq i mirë për bukuroshën, e cila është zgjuar me lot në sy. Përmes një postimi të bërë në profilin e saj të Instagramit, Dea ka treguar se ka parë një ëndërr, e cila e ka trishtuar së tepërmi.
Sot u zgjova duke qarë sepse pash ëndërr sikur kisha një peshk që fliste dhe tani nuk e kam më. Uroj të jesh i lumtur peshku
Së fundmi ka qarkulluar lajmet se Dea do të jetë moderatore në ekranin e Top Channel. Pas pjesëmarrëses si juri në “She’s on Top” tashmë Dea përflitet se do do të ketë një rubrikë në “E diell”, e cila do t’i kushtohet influencërve, kryesisht TikTok-erave, po ashtu edhe teknologjisë e rrjeteve sociale. Duket se xhirimet për rubrikën e re kanë nisur dhe këtë na e ka treguar vetë ajo, duke postuar një foto të saj duke treguar sytë e lodhur nga puna e tepërt.