Celebrities Gossip Love & Sex Showbiz

“S’paska ndjenjë më të bukur…”/Do të bëhet baba për herë të parë, Bardhi tregon emocionet!

Tashmë është e konfirmuar, Sara Gjordeni dhe Bardhi së shpejti do të bëhen prindër. Lajmi është konfirmuar ekskluzivisht në emisionin e Bora Zemanit “Cherry on Top”, që do të transmetohet sot në orën 21:00 në ekranin e Top Channel. Sara Gjordeni dhe Bardhi u lidhën brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Big Brother VIP.  Pas postimit të promos edhe vetë Sara në rrjetin e saj social Instagram ka shpërndarë një video ku partneri i saj është duke i puthur barkun. Ajo kishte shkruar se:

Dritë, mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë se dashuria e fortë nuk pyet për asnjë lloj sfide!

Pas lajmit të bukur që ndanë me publikun, dyshja bënë edhe disa reagime në rrjetet sociale. Bardhi përmes një postimi në llogarinë e tij personale në Instagram

Faleminderit Zotit… Këtë gëzim desha ta ndaj me të gjithë ju. E inshallah e përjeton secili prej jush se s’paska ndjenjë më të bukur e më të shenjtë.

Nga ana tjetër Sara tregon se kjo ishte arsyeja se përse u shkëput nga rrjetet sociale e pse nuk do ketë një rikthim në Big Brother. Në një Instagram Story ajo u shpreh se:

Vetëm 4 javë që drita jonë është mes nesh por gëzimi ishte aq i madh sa të dy donim ta ndanim me dashamirësit tanë sa më shpejt, e të gëzonim ato zemra që aq fort besuan tek ne e na mbështetën në çdo hap. Urojmë të kuptoni tërheqjen tonë sado të pakët nga rrjetet dhe emisionet këto kohë. Sidomos timen. Kjo lumturi kaq e madhe për ne është edhe arsyeja përse nuk do të kemi një rikthim në Big Brother. Mendojmë se kemi fituar SHUMË më tepër edhe se fituesi real i këtij edicioni. Ajo shtëpi na forcoi lidhjen e njëri-tjetrit prej së cilës sot po krijohet një frymë tjetër. Pjesa tjetër urojmë të respektojnë këtë moment i cili për ne, në fund të ditës mbetet një tjetër emocion i madh për t’u procesuar mes një vorbulle emocionesh të tjera. Sara dhe Bardh Idrizi