Celebrities Film & Tv Gossip Love & Sex Sex Showbiz

Stormy Daniels thyen rekord në Pornhub pas arrestimit të Donald Trump!

Arrestimi historik i ish-presidentit amerikan, Donald Trump shkaktoi një rritje të madhe të kërkimeve të emrit të Stormy Daniels në Pornhub. Faqja për të rritur tha për mediat e huaja se dita kur Trump ndodhej në gjykatën penale të Manhattan çoi në një rritje rekord, me afërsisht një rritje prej 32% në mesataren tipike ditore të kërkimeve të yllit të pornos.

Të mërkurën e kaluar, kishte më pak se 34,500 kërkime për 44-vjeçaren, shkruan ‘NY Post’. Deri të enjten, ditën kur një juri e madhe në Manhattan e bëri Trumpin ish-presidentin e parë që u padit për akuza penale, nxiti deri në më shumë se 630,000 kërkime.

Faqja parashikoi një rritje edhe më të madhe për të martën, kur presidenti i 45-të u shfaq në gjykatën penale të Manhatanit. Raporti i parashikuar prej të paktën 650,000 kërkimesh do të ishte një rritje prej 32. 4% mbi mesataren e kërkimit ditor që nga janari, tha Pornhub për ‘TMZ’.

Rasti duket se ka bërë përdoruesit e faqes së pornografisë të kërkojnë më shumë ‘punën’ e Daniels, videot e të cilës janë parë më shumë se 36.5 milionë herë në faqe. Pornhub tha se kishte gjithashtu një rritje të njerëzve që kërkonin pornografi me role me termat “burg”. Faqja për të rriturit nuk zbuloi për ‘TMZ’ se sa shumë po fiton Daniels, emri i vërtetë i të cilës është Stephanie Clifford, nga interesimi i ri për punën e saj.