Lifestyle Love & Sex Sex

Studimi i ri i jep fund asaj çfarë dinit deri tani rreth ‘numrit magjik’ të të bërit seks në javë!

Së fundmi, shkencëtarët kryen kërkime në 660 njerëz që ishin të martuar për të gjetur saktësisht ‘numrin magjik’ të të bërit seks në javë.  Siç tregohet nga një sondazh i kryer nga shkencëtarët e Universitetit të Çikagos me 660 të martuar, çiftet që bëjnë seks një herë në javë janë më të lumturit.

Nëse marrëdhëniet seksuale ndodhin më rrallë, kënaqësia në marrëdhënie është më e vogël, por nuk do të jetë dukshëm më e lartë për ata që bëjnë seks më shumë se një herë në javë. Rezultatet e studimit treguan se një në katër çifte të martuar bën dashuri katër ose më shumë herë në javë, theksoi autorja e studimit Shamyra Howard, cila shtoi se shpeshtësia e marrëdhënieve nuk është tregues i kënaqësisë seksuale.

Rezultatet treguan se 6 % e çifteve bëjnë seks katër ose më shumë herë në javë, 25 % një herë në javë, 19 % dy deri në tre herë në muaj dhe 17 % afërsisht një herë në muaj. Është interesant fakti se studimet e kryera tek personat mbi 50 vjeç, si dhe mbi 70 dhe 80 vjeç tregojnë se frekuenca e aktivitetit seksual zvogëlohet me kalimin e moshës, por ka ende një përqindje të konsiderueshme të personave që janë seksualisht aktivë edhe në moshë madhore.

Ambiciet e mëdha në punë dhe detyrimet e shumta, kanë bërë që njerëzit ta përjetojnë krizën e moshës së mesme që në të tridhjetat e tyre. Jeni në vitet më të mira të jetës, në të tridhjetat apo dyzetat dhe përkrah jush keni një partner që e doni. Por, ka kohë që keni vërejtur se diçka nuk shkon. Partneri ankohet se është i lodhur dhe nuk ka fuqi për asgjë, as për të kryer marrëdhënie seksuale. Ja arsyet më të shpeshta se pse ndodh kjo se si të veproni në të tilla raste…