Celebrities Gossip Showbiz

Supermodelja Cara Delevingne nuk ‘përmbahet’, puthje pasionante me të dashurën e saj në tribunat e Wimbledon!

Një puthje pasionante e supermodeles Cara Delevingne me të dashurën e saj, këngëtaren Minke, në tribunën e Wimbeldon, është duke bërë xhiron e rrjetit. Ajo duket shumë e dashuruar teksa shijon performancën e tenistëve në ditën e tetë të turneut të famshëm. Dyshja u fotografuan duke ndarë puthje dhe nuk kaluan pa u vënë re.

Atyre në tribunë iu bashkua edhe aktorja angleze Sienna Miller, e cila prej vitesh është mike me Delevingne. Nuk dihet saktësisht se sa kohë aktorja dhe modelja britanike është e lidhur me këngëtaren, por Delevingne kishte folur për të dashurën e saj në mars të vitit 2023 në një intervistë për Vogue. Ato u takuan fillimisht në shkollë kur ishin fëmijë dhe u rilidhën në një koncert të Alanis Morissette 12 vjet më vonë.

Së fundmi supermodelja u shpreh se burrat nuk janë në gjendje t’i kënaqin gratë seksualisht. Bukuroshja në dokumentarin e saj të quajtur ‘Planet Sex with Cara Delevingne’ vuri në dukje se ekziston një përqindje e madhe e grave që nuk kënaqen seksualisht nga burrat. Ndërkaq, Delevingne i ka ‘dhuruar’ shkencës orgazmën e saj.

Ylli i The “Only Murders In The Building” donte të studionte shkencërisht orgazmën dhe kiminë e trupit për të zbuluar hendekun gjinor të orgazmës, një teori se pse burrat kanë më shumë gjasa të përjetojnë orgazmë gjatë seksit sesa gratë.