Celebrities Gossip Showbiz

“Surpriza…”, Krist Aliaj flet për raportin me Luizi Ejllin!

Pas përfundimit të eksperiencës së tij në ‘Big Brother VIP’ ku arriti të shkojë në finale dhe të përballet ‘kokë më kokë’ me Luizin, Krist Aliaj nuk i ka munguar ndjekësve të tij pasi menjëherë u shfaq me një projekt të ri televiziv. Bëhet fjalë për ‘She’s On Top’, spektakël i cili sapo ka nisur në Top Channel dhe Kristi është pjesë e jurisë profesioniste që gjykon vajzat.

I pyetur nga fansat se si i ka marrëdhënien me fituesin e BB VIP 2, Luiz Ejlli, Kristi tha ‘është e komplikuar’. Ndërsa kur e pyetën se kur do e ftojnë Luizin në “She’s on Top”, ai tha se do jetë surprizë.

Babalok si i ke marrëdhënie me Luizin?

Kristi: Është e komplikuar

Luizi kur do vijë ose mbajeni qershinë për në fund, merreni në finale të “She’s on Top”

Kristi: Surpriza për në fund

Para pak ditësh në rubrikën “Trotuar” në “E Diell” kanë qenë të ftuar Krist Aliaj dhe Robert Aliaj. I pyetur sesi i është dukur djali i tij, Kristi tek juria e “She is on Top”, Robert Aliaj është shprehur se nuk është se gjykoi shumë, madje se është përpjekur “t’i qëndrojë larg emocionalisht”.