Celebrities Showbiz

Surpriza që Kylie Jenner u bën fansave për ditëlindjen e saj!

Kylie Jenner është një nga pjesëtarët e familjes Kardashian-Jenner me më shumë ndikim, duke qenë se veç përfshirjes në serialin “Keeping Up With the Kardashians”, ajo gjithashtu ka disa marka kozmetike me të cilat ka fituar jo vetëm para, por edhe dashurinë e shumë fansave.

Këtë herë bukuroshja në prag të ditëlindjes së saj poston një foto në Instagram ku lajmëron fansat për diçka të mrekullueshme. Për të vazhduar traditën e saj vjetore, edhe në këtë ditëlindje, Kylie do të lançojë një koleksion të makeup-it.

https://www.instagram.com/p/CSE_ZPBloQK/

Fotoja ishte mbresëlënëse, teksa Kylie ishte e mbuluar e tëra me xixa në ngjyrë floriri. Me rroba banjo të së njëjtës ngjyrë, Kylie shkëlqente në atë foto. Gjithçka e shpjegoi për ndjekësit në “caption” të postimit.

Ditëlindja ime është pas tetë ditësh dhe sigurisht duhej ta festoja me një tjetër koleksion ditëlindjeje. Flori 24K për ditëlindjen time të njëzetë e katërt në datën 10 gusht. Po pres me padurim ta shpërndaj këtë koleksion nesër në InstaStory. Qëndroni në pritje.

Kylie na ka mësuar tashmë me shumë surpriza nga linja e saj kozmetike. Kujtojmë se pak kohë më parë, ajo shpërndau disa video në kanalin e saj në YouTube ku i njihte fansat me mënyrën si funksionon kompania e saj, si dhe i tregoi se si nisi gjithçka dhe se si hap pas hapi u kthye në një nga linjat kozmetike më të shitura në të gjithë botën. Ajo ka patur mbështetjen e gjithë familjes në këtë projekt të sajin, i cili me siguri i ka mundësuar përfitime të shumta ekonomike gjithashtu.

Edhe ky koleksion që Kylie do të lançojë së shpejti, me siguri do të pëlqehet nga fansat e saj. Ajo po ia del mbanë që veç dashurisë së tyre, të krijojë përfitime të konsiderueshme ekonomike gjithashtu.