Celebrities Film & Tv Magazine

Surprizohet Jul Deda! Nga helikopteri hidhet buqeta e veçantë me ngjyrë blu!

Aktori Jul Deda është surprizuar pasditen e sotme nga mbështetesit e tij me një helikopter që ka qëndruar për disa çaste sipër shtëpisë së Big Brother VIP në Top Channel. Ai dhe banorët e tjerë dolën menjëherë në oborr për të parë se për kë ishte surpriza ndërsa panë edhe momentin kur u hodh një buqetë ngjyrë blu për aktorin.

Juli, mes të tjerash, u shpreh:

Shiko, është syri im, faleminderit shumë, ju dua.

Ndërsa moderator Meriton Mjekiqi shkoi menjëherë të merrte buqetën e luleve që përfundoi në oborrin e shtëpisë.