Muzikanti i njohur Travis Barker ka vendosur të bëjë tatuazh sytë e bashkëshortes së tij Kourtney Kardashian në njërën nga këmbët. Ai postoi në rrjete sociale një pamje nga afër të tatuazhit, së bashku me një foto të bërë nga Kardashian.
![](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/01/kourn.png)
Kourtney me sa duket konfirmoi se ata ishin me të vërtetë sytë e saj duke e ripostuar foton në InstaStory. Kjo sigurisht nuk është hera e parë që Barker i kushton një tatuazh gruas së tij. Kur dyshja filluan të takoheshin për herë të parë në vitin 2021, ai bëri emrin e bukuroshes tatuazh në gjoks.
Kur u pyet në “Today” për veprën e saj të preferuar të artit në trupin e të dashurit të saj, ylli i “Kardashians” u përgjigj: “Kourtney, sigurisht”. Çifti u martuan në Las Vegas në muajin prill të vitit 2022. Dyshja më pas u martuan ligjërisht në një gjykatë në Santa Barbara më 15 maj 2022. Ata u martuan në një ceremoni të tretë luksoze në një kështjellë në Portofino, Itali.
Ylli televiziv Kourtney Kardashian dhe bashkëshorti i saj, janë të njohur për mënyrën e tyre të veçantë se si puthen në publik. Në episodin e ri të “The Kardashians” 43-vjeçarja zbuloi arsyen pse ajo dhe partneri i saj puthen me gjuhë. Vlen të theksojmë se Kardashian dhe Barker kurrë nuk i kanë shmangur momentet e tyre intime edhe në publik.