Fashion

“Syzet kokëposhtë” trendi më i ri Gucci

Vetëm pak kohë më parë u njohëm me getat e grisura që ishin trendi më i çuditshëm nga marka e njohur Gucci, por këtë herë kemi të bëjmë me syzet.

Gucci është i njohur për përcaktimin e trendeve të ndryshme, por nuk jemi të sigurt nëse edhe ky i fundit do të kthehet në trend. Shtëpia e modës ka nxjerrë në shitje një palë ‘syze kokëposhtë’ që kushtojnë  470 paundë. Syzet në formë sy maceje të rrumbullakosura dhe me cepa anash ishin të njohura që në vitet ‘50 dhe ’60, por janë rikthyer në modë gjatë viteve të fundit.

Ndërsa tani Gucci sjell një risi të çuditshme, me një dizajn të përmbysur, që të jep përshtypjen se modelja po i mban syzet kokëposhtë. Por dizajni i pazakontë i ka bërë blerësit të ndihen paksa të hutuar, ndërsa disa kanë bërë humor në mediat sociale. Ka pasur nga ata që kanë vendosur syzet e tyre duke i kthyer kokëposhtë, për të bërë humor me trendin e ri të Gucci-t.