Celebrities Gossip Showbiz

Takim mes Olta Gixharit dhe bashkëshortit të saj tek dhoma e rrëfimit? Ja e vërteta!

Ajo është shtëpia më e famshme në Shqipëri dhe padyshim që ngjarjet e krijuara në shtëpinë e Big Brother Vip Albania janë në qendër të vëmendjes. Banorët e BBV2 po përfliten kudo në rrjet, dhe janë kthyer në protagonistët e përditshmërisë sonë.

I ftuar në finalen e emsionint “Fan Club BBV2” ishte regjisori i spektklit Efuard Grishaj, i cili na tregoi pak rreth finales. Shpeshherë në rrjet është përfolur për takime mes Olta Gixharit dhe bashkëshortit të saj, Dorit, tek dhoma e rrëfimit, kur ajo ishte brenda shtëpisë. I pyetur për këtë çështje, regjisori i Big Brother Vip 2, Eduart Grishaj, mohoi kategorikisht pretendimet.

Megi Pojani: Ky Dori sa herë e ka takuar Oltën te dhoma e rrëfimit.

Eduart Grishaj: Dori nuk e ka takuar Oltën asnjëherë. Dori është bërë legjendë e jashtme e këtij Big Brotheri…

Megi Pojani: S’ka mundësi, t’i mendon se po gënjejnë në Tik Tok?

Eduart Grishaj: Unë nuk kam Tik Tok fare, nuk e di. Por po them ata që kam dëgjuar unë sepse më tha edhe dikush një ditë që ishte zënë edhe me Dorin sepse kishte dalë diku në Tik Tok dhe them tani “sinqerisht, realisht” sikurse thotë edhe njëra, unë kam takuar shumë të afërm të personave që janë konkurrent dhe Dori është një nga djemtë më të edukuar që kam takuar. Djalë i jashtëzakonshëm.

Eduardi zbuloi se finalja do zhvillohet në studiot e Top Channel dhe se njerëzit kanë në dispozicion 150 bileta për ta ndjekur atë nga afër. Ai tha se çmimi është me këtë vlerë duke filluar nga 500 euro, pasi paketa përfshin takim me banorët, e po ashtu ushqim dhe pije.