Design Lifestyle Travel

Tanimë bota e ka urën më të gjatë, ‘Skybridge’ thyen rekord!

Një urë e varur do të hapet në verilindje të Republikës Çeke, midis kreshtave të malit Kralicky Snezník, duke ofruar një pamje spektakolare për alpinistët. Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ‘Skybridge’ ka një gjatësi prej 721 metrash dhe regjistron kështu urën më të gjatë të varur në botë, midis dy kreshtave malore.

E vendosur pranë vendpushimit të ‘Dolní Morava’, përmes luginës ‘Mlynicke udolí’ në lartësinë 95 metra, përurimi zyrtar i urës është planifikuar për më 9 maj, pikërisht në kulmin e sezonit të ecjes. Sipas zyrtarëve çekë të turizmit, ura u ndërtua pranë ‘Skywalk’, një platformë prej 55 metrash e lartë, nga e cila mund të rrëshqasësh poshtë deri në rreth 100 metra. Vendpushimi i sporteve dimërore dhe ecjes në ‘Dolní Morava’ ndodhet rreth 200 kilometra (124.2 milje) në lindje të Pragës, afër kufirit polak.

Ndërkaq, ju shuajmë një kuriozitet. Qyteti i Roterdamit pak kohë më parë njoftoi se një urë historike në qytetin holandez do të çmontohej përkohësisht për të lejuar kalimin e një anijeje, një varkë me vela të mëdha e ndërtuar nga ish-presidenti dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos. Ura që daton nga viti 1878 është shumë e ulët për anijen e miliarderit amerikan, një jaht luksoz me vlerë 430 milionë euro.

Kompania e ndërtimit të anijeve i kërkoi bashkisë së Roterdamit që të çmontonte përkohësisht urën, duke hequr pjesën qendrore të saj në mënyrë që anija të mund të kalonte poshtë. Një zëdhënës i bashkisë së Roterdamit, duke shtuar se kostot e operacionit do të përballohen nga kompania e ndërtimit të anijeve tha ndër të tjera se:

Ky është i vetmi kalim për në det.