Botë e Çuditshme Design

Roterdami del kundër dëshirave të banorëve, ja çfarë pritet të bëjë në nder të Jeff Bezos!

Qyteti i Roterdamit ka njoftuar së fundmi se një urë historike në qytetin holandez do të çmontohet përkohësisht për të lejuar kalimin e një anijeje, një varkë me vela të mëdha e ndërtuar nga ish-presidenti dhe CEO i Amazon, Jeff Bezos. Ura që daton nga viti 1878 dhe është shumë e ulët për anijen e miliarderit amerikan, një jaht luksoz me vlerë 430 milionë euro.

Kompania e ndërtimit të anijeve i kërkoi bashkisë së Roterdamit që të çmontonte përkohësisht urën, duke hequr pjesën qendrore të saj në mënyrë që anija të mund të kalonte poshtë. Një zëdhënës i bashkisë së Roterdamit, duke shtuar se kostot e operacionit do të përballohen nga kompania e ndërtimit të anijeve tha ndër të tjera se:

Ky është i vetmi kalim për në det.

Jahti po ndërtohet aktualisht në Alblasserdam, afër Roterdamit dhe pritet të kalojë së shpejti nën urën Kινnigsawenbrug, e cila është shumë e ulët për të. Komuna pranoi të çmontonte urën, megjithëse kishte premtuar pas një rinovimi të madh në 2017 se nuk do t’u çmontohej kurrë banorëve të Roterdamit.

Ju rikujtojmë se Bezos, njëkohësisht themeluesi i kompanisë së turizmit hapësinor ‘Blue Origin’ mendon se në të ardhmen njerëzit do të vizitojnë Tokën ashtu siç ata do të vizitonin Parkun Kombëtar ‘Yellowstone’. Bezos beson se ai dhe më të pasurit e botës së shpejti do të gjejnë një mënyrë për t’i bërë njerëzit specie ndërplanetare duke kolonizuar planete të ndryshme.

Gjatë një seance në Katedralen Kombëtare në Uashington, Bezos i tha administratorit të NASA-s, Bill Nelson se kompania e tij po fokusohet në largimin e industrisë më të dëmshme nga Toka në mënyrë që të ruhet planeti. Ai parashikon gjithashtu se, në të ardhmen mund të ketë fëmijë që hapësirën do ta quajnë shtëpinë e tyre.