Bota Health & Beauty

Tashmë gratë në Spanjë do të mund të pushojnë tre ditë çdo muaj për shkak të dhimbjeve menstruale!

Gratë në Spanjë që vuajnë nga dhimbjet për shkak të ciklit menstrual, do të lejohen të marrin deri në 3 ditë pushim çdo muaj sipas një plani reformash që do të miratohet nga qeveria spanjolle javën e ardhshme. Drafti i reformës, i zbuluar nga stacioni radiofonik ‘Cadena Ser’, do ta bëjë Spanjën vendin e parë perëndimor që ofron të drejtën e pushimit për shkak të menstruacioneve, sipas të cilit grave do t’u garantohet pushimi gjatë periodave.

Aktualisht, vetëm disa vende aziatike, përfshirë Japoninë, Korenë e Jugut dhe Indonezinë, si dhe Zambia, japin leje menstruale. Sipas Shoqatës Spanjolle të Gjinekologjisë dhe Obstetrikës, rreth një e treta e grave që kanë menstruacione vuajnë nga dhimbje të forta të njohura si dismenorrhea. Simptomat e dismenorresë përfshijnë dhimbje akute abdominale, dhimbje koke, diarre dhe ethe. Angela Rodriguez, sekretarja e shtetit për barazinë tha për gazetën ‘El Periodico’, tha se:

Nëse dikush ka një sëmundje me simptoma të tilla i jepet një raport, kështu që e njëjta gjë duhet të ndodhë me menstruacionet, duke lejuar një grua me një periudhë shumë të dhimbshme të qëndrojë në shtëpi.

Reforma që pritet të miratohet në mbledhjen e kabinetetit qeveritar javën e ardhshme, përfshin edhe masa të tjera për shëndetin menstrual. Produktet higjienike dhe tamponët do të ofrohen falas grave dhe vajzave në nevojë. Gjithashtu TVSH për këto produkte do të hiqet, një kërkesë e gjatë nga gratë në Spanjë.

Rikujtojmë se, kafeina ka efekte të ndryshme në trupin tonë, duke ndikuar në shendetin mendor, por edhe atë fizik. Por, çfarë po i bën ciklit tonë menstrual? Një studim i mbi 400 grave të shëndetshme, para menopauzës zbuloi se gratë që konsumonin shumë kafeinë, mbi 300 mg në ditë kishin dy herë më shumë gjasa të kishin një cikël të shkurtër menstrual, më pak se 25 ditë krahasuar me gratë që nuk pinin kafe.

Ndërkaq, pyetjet rreth marrëdhënieve seksuale duket sikur nuk marrin fund kurrë. E në mesin e gjithë kësaj kureshtjeje, nuk mund të mungojë as pyetja klasike si: “A mund të bëjmë seks gjatë ditëve që kemi perioda?” Dita e parë e ciklit përkon me ditën ku keni edhe intervalet e para të hemorragjisë. Sipas mjekëve gjinekologë nëse vuani nga menstruacionet e dhimbshme, nuk është e këshillueshme të kryeni marrëdhënie gjatë kësaj dite.