Lifestyle Love & Sex

A kryeni dot marrëdhënie seksuale kur keni menstruacione me dhimbje?! Hidhini një sy këtij artikulli…

Nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona. Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të kemi vonesë të periodave. Ngjyra, sasia, rregullsia e periodave mund të thotë shumë për shëndetin e një gruaje. Si i përjeton një grua nuk i përjeton një tjetër dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon me ciklin tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni një problem shëndetësor.

Ndërkaq, pyetjet rreth marrëdhënieve seksuale duket sikur nuk marrin fund kurrë. E në mesin e gjithë kësaj kureshtjeje, nuk mund të mungojë as pyetja klasike si: “A mund të bëjmë seks gjatë ditëve që kemi perioda?” Dita e parë e ciklit përkon me ditën ku keni edhe intervalet e para të hemorragjisë. Sipas mjekëve gjinekologë nëse vuani nga menstruacionet e dhimbshme, nuk është e këshillueshme të kryeni marrëdhënie gjatë kësaj dite.

Nga dita e 2-të në ditën e 7-të, dëshira seksuale është më e ulët krahasuar me ditët e tjera, por kjo nuk do të thotë që nuk mund të bëni seks. Nga dita e 8-të në ditën e 14-të ndiheni më të eksituara pasi nivelet e estrogjenit në gjak janë më të larta. Trupi po përgatitet të lëshojë një vezë të re, kështu që këto janë ditët ideale për të ngelur shtatzënë pasi përkojnë me ditët më pjellore të muajit. Nga dita e 15-të në ditën e 21-të, nivelet e estrogjenit në gjak fillojnë të ulen. Duke qenë se ovulacioni ndodh rreth ditës së 14-të, dita pasuese paraqet më pak probabilitet për të mbetur shtatzënë.

Gjatë kësaj periudhe dëshira seksuale është akoma e lartë. Nga dita e 22-të në ditën e 28-të rriten nivelet e progesteronit. Një detaj interesant ka të bëjë me zërin, i cili është më i thellë, kumbues dhe sensual. Sjellim në vëmendje se së fundmi revista gjermane “Petra” së fundmi kreu një sondazh, në të cilin morën pjesë më shumë se 1000 gra nga mosha 29 deri në 39 vjeçe, për të kuptuar se sa mund të durojnë ato pa bërë seks dhe se cilat ishin efektet që sillte kjo zgjedhje.