Celebrities Showbiz

Tashmë një sipërmarrëse e suksesshme, Jessica Alba tregon rrugëtimin e kompanisë së saj!

Aktorja e njohur Jessica Alba ka folur së fundmi për rrugëtimin e kompanisë së saj miliarda dollarëshe, “The Honest Company”. Tashmë një sipërmarrëse, Alba në një intervistë për revistën “People” tregoi se ajo e dinte që në fillim që kompania e saj do ta arrinte këtë sukses që ka tani.

Një vështrim i fillimeve të biznesit erdhi pasi kompania “The Honest Company” doli në treg në muajin me vlerë prej 1.44 miliard dollarësh. Sipas, Albës, ajo ishte fillimisht e sigurt në “The Honest Company” sa që iu desh të ulte vizionin e saj ndërsa përpiqej që ta financonte atë. Aktorja deklaroi se:

Unë në fakt kisha këtë vizionin e madh menjëherë dhe pastaj më duhej të zbrisja me këmbë në tokë. Unë thjesht e dija në zemrën time se kjo kompani duhet të ekzistonte. Nëse njerëzit do ta dinin se mund të merrnin shëndetin dhe mirëqenien e tyre në duart e tyre dhe të bënin zgjedhje më të mira, pse jo?

Nxitja fillestare për të filluar biznesin kërkoi shumicën e vëmendjes së saj dhe ia mori gjithë kohën e lirë. Ajo vijoi:

Çdo detaj kishte rëndësi. Kështu që unë nuk kam fjetur shumë dhe kam punuar e fiksuar edhe gjatë fundjavave.

Ylli i Hollywood-it themeloi “The Honest Company” në vitin 2012 me Brian Lee, Sean Kane dhe Christopher Gavigan. Biznesi shet të gjitha llojet e produkteve për fëmijë, bukurinë dhe mirëqenien dhe i reklamon ato si miqësore me mjedisin falë një liste prej mbi 2.500 kimikatesh që refuzon të përdorë në produktet e saj.

Ajo ishte konsumatorja perfekte e mallrave të saj, pasi ajo dhe bashkëshorti i saj Cash Warren, kanë tre fëmijë Honor, Haven dhe Hayes. Në intervistën e saj, Jessica pohoi se angazhimi i saj ndaj “fakteve dhe të dhënave” ishte ajo që e ndihmoi të fitonte mbi ata që fillimisht dyshuan në vizionin e saj.

Më pëlqejnë faktet dhe të dhënat, kështu që sa herë që ka një kundërshtues me një listë arsyesh se pse diçka nuk duhet të ndodhë, më pëlqen të bëj pyetje: “Oh vërtet? Pse nuk mund të funksiononte kjo?” Dhe pastaj ju mblidhni të gjitha të dhënat që ju nevojiten për t’ia përplasur atyre në fytyrë.

Muajin e kaluar, aksionet e “The Honest Company” ranë më shumë se një të katërtën pasi shitjet u ulën në krahasim me vitin 2020, sipas “New York Post”. Rënia erdhi në sektorin e produkteve të pastrimit të kompanisë, pasi konsumatorët kanë përdorur kryesisht dezinfektuesit, siç bënë në ditët e para të pandemisë.