Celebrities Gossip Showbiz

Të kombinuar me njëri-tjetrin, ja si dukeshin Bora Zemani dhe Donald Veshaj në dasmën e miqve të tyre!

Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen”, historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj dhe së fundmi si prezantuese e “Dancing With The Stars”, programi më i përfolur i kërcimit.

Bora dhe Donaldi kanë qenë të ftuar në dasmën e Klea Hutës dhe Elgit Dodës. Vetëm pak më parë Bora ka postuar në Instagram disa foto me Donaldin duke na treguar edhe veshjen e tyre mbrëmjen e djeshme, por mbi të gjitha ajo çfarë merr më shumë vëmendjen është se duken më të lumtur se kurrë më parë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Bora Zemani (@borazemani)

Së fundmi Bora dhe Donaldi ka qenë të ftuar në festën e ditëlindjes së këngëtares, Xhensila Myrtezaj dhe Bora ka postuar një video në Instastory me Donaldin nga festa dhe ajo çfarë ka shkruar i ka bërë ndjekësit të mendojnë se moderatorja ka dashur të nënkuptojë diçka dhe ajo është se mund të jetë në një pritje të ëmbël.