Design Fashion

Të ngrohta dhe të bukura, këto janë batanijet më trendi të këtij sezoni!

Batanijet janë miqtë tonë më të ngushtë kur bëhet fjalë për sezonin vjeshtë-dimër. “Mr.Porter” na paraqet disa nga batanijet më stil për tu mbuluar në këtë sezon. Pavarësisht nëse jeni një minimalist që pëlqeni “Brunello Cucinelli”-n, një maksimalist i “BODE” ose diku në mes, këto modifikime të jashtëzakonshme do t’i adhuroni.

1. Batanije prej kashmiri nga “The Elder Statesman”

Me nuancat e saj të shndritshme më të theksuara dhe shumëngjyrëshe, marka me bazë në Kaliforni, “The Elder Statesman”, shpesh është e preferuara për ata që kanë nevojë për pak ngrohtësi. Por në rast se nuk e kishit dëgjuar, kjo batanije me vija kashmiri i ofron shumë dritë shtëpive tuaja.

2. Batanije plazhi e trashëgimisë amerikane “Pendleton”

Marka amerikane e trashëgimisë “Pendleton” i ka bërë këto batanije për më shumë se një shekull, që cilësohet ndër më të mirat në këtë fushë. Kjo thurje e leshit të virgjër me motive gjeometrike, i drejtohet rrënjëve “Oregon” të markës.

3. Batanija me thurje e vjeshtës nga “Acne Studios”

Nëse nuk mund të mendoni për asgjë më të lezetshme sesa të mbështillni veten me një mantel prej thekësh dhe leshi tani që ka filluar i ftohti, atëherë ju zbulojmë se “Acne Studios” iu përgjigj lutjeve tuaja. Shikoni batanijen e saj “Vally” të aplikuar me logo, e cila është tjerrë nga një përzierje e mrekullueshme e leshit dhe thekëve dhe vjen në një gamë të përshtatshme vjeshtore.

4. Batanija me thekë e “Missoni Home”

Trikotazhet me modele të ndritshme janë ‘ajka’ e “Missoni”-t, kështu që ka kuptim të plotë që linja e saj e pajisjeve shtëpiake të jetë e tillë. Zgjedhja jonë është kjo batanije “Aida” e thurur me grep e me thekë, e cila, me dizajnin e saj të ndërlikuar “fil coupé” dhe arnimet me ngjyra, nuk e ka të nevojshmë të njihet nga etiketa se cilës marke i përket.

5. Batanija “BODE” me thurje me grep

Marka “Emily Bode” ka të bëjë me mallrat e punuara me dorë, të rinovuara që nxjerrin bukuritë e trashëgimisë së vjetër. Megjithatë, ajo që mund të mos e dini është se tani divani juaj mund të kthehet në trendi po aq sa zotërinjtë Harry Styles, Donald Glover, Ryan Reynolds etj., me anë të këtij krijimi me grep shumëngjyrësh.

6. Batanije kashmiri “R+D.LAB” me bllok ngjyrash

Dizajni bashkëkohor takohet me mjeshtërinë italiane në formën e “R+D.LAB”, një markë e pajisjeve shtëpiake me bazë në Milano e themeluar në vitin 2006. Ngjyra vishnje ishte më e pëlqyera e këtij koleksioni “Citta”, e cila është tjerrë nga një përzierje leshi i virgjër dhe kashmiri, të cilën mezi presim ta prekim.

7. Batanija e “Brunello Cucinelli” me dy ngjyra, e gjitha prej kashmiri

Qoftë në veshjet e saj të luksoze për meshkuj, qoftë në pajisjet e saj shtëpiake, nëse ka një gjë për të cilën marka “Brunello Cucinelli” nuk bën kompromis, është pëlhura. Merreni këtë shirit me vija dhe thekë me dy ngjyra në nuancat e buta neutrale të firmës, e cila është krijuar nga kashmiri më i mirë dhe më i kushtueshëm.

8. Batanija shumëngjyrëshe e “LOEWE” me lëkurë deleje

Për të qenë plotësisht të sinqertë me ju, ne pa frikë ju sugjerojmë çdo gjë që mban firmën ikonike të markës “LOEWE”. Fatmirësisht, si me të gjitha produktet e markës, kjo batanije me përzierje leshi deleje të prodhuar në Spanjë është një mrekulli më vete, me anë të vijave të saj të gjalla të kontrastit që me siguri do t’ju bëjë ta dashuroni.