Health & Beauty Lifestyle

Të rraskapitur me ndryshimin e orës?! Flasin ekspertët për gjendjen që po ‘shoqëron’ shumë njerëz këtë sezon!

Me ndryshimin e orës dhe pavarësisht se fitoni një orë gjumë, mund të keni vënë re se ndiheni më të lodhur. Me ardhjen e muajve të ftohtë të vitit, ne presim të ndihemi më mirë pasi kemi fjetur qoftë edhe një orë më shumë. Megjithatë, në realitet, ndjesia që mbizotëron është ajo e lodhjes.

Eksperti i gjumit, Martin Seeley shpjegon se nga vjen kjo:

Ora e trupit tonë vendoset nga rrezet e diellit, e cila na tregon kur të flemë dhe kur të zgjohemi. Por kur dita bëhet më e shkurtër, mund ta kemi të vështirë të zgjohemi në mëngjes dhe të flemë natën, pasi trupi ynë ndikohet nga ndryshimet në dritë dhe temperaturë. Kur orët e ditës janë më të shkurtra dhe temperaturat janë më të ftohta, trupi ynë prodhon më shumë melatonin, hormoni që ndihmon në rregullimin e ciklit gjumë-zgjim. Nivelet e melatoninës rriten në errësirë dhe ulen në dritë. Kalimi nga vera në vjeshtë do të thotë më pak dritë dhe më shumë melatonin në trup. Me fjalë të tjera, ne fillojmë të flemë më herët gjatë natës dhe zgjohemi më vonë në mëngjes. Ne gjithashtu priremi të flemë më shumë.

Ndikimi që ka drita e ditës në trupin tonë ndryshon nga personi në person, në varësi të moshës dhe problemeve të caktuara shëndetësore. Ndërkaq, adoleshentët duhet të flenë rreth 9 orë në natë, por ata flenë gjithnjë e më pak. Një studim nga Universiteti Adelaide në Australi, ekzaminoi mbi 3 000 kërkime të kryera në 20 vende në më shumë se 690,000 subjekte midis viteve 1905 dhe 2008. Sipas studimit, fëmijë dhe të rinj të moshës 5 dhe 18 vjeç kanë humbur 75 minuta gjumë në natë.