Auto & Moto

Tesla vjen me një propozim interesant për blerësit e rinj të Model S dhe X!

Tesla ka ardhur me një promocion special i cili do të ofrohet deri më 30 qershor, personat të cilët porosisin Modelin S ose Model X deri në këtë periudhë, do të marrin dhuratë karikuesin Supercharging falas për një periudhë 3 vjeçare. Thuhet se promocioni mund të përfundojë në çdo moment përpara datës 30 qershor dhe gjithashtu shton se vlen vetëm për blerësit privatë.

Ndër të tjera, Tesla po përpiqet gjithashtu të tërheqë pronarët ekzistues të Model S dhe X me Supercharging falas gjatë gjithë jetës për të tregtuar makinat e tyre të vjetra për një Model S ose X të ri. Nëse ata e bëjnë këtë, do të marrin një bonus shkëmbimi prej 5,000 dollarësh, si dhe 6 vjet Supercharging falas.

Ky promocion kërkon që një pronar aktual me Supercharging falas të pakufizuar të tregtojë makinën e tij ose të heqë Supercharging të pakufizuar nga automjeti i tij dhe të blejë një Model S ose Model X të ri deri më 30 qershor. Makinat Tesla tani janë më të lira se sa kanë qenë ndonjëherë pas një serie uljesh çmimesh të ndërmarra nga Elon Musk këtë vit.

Sipas Business Insider, brenda natës, kostoja e modelit 3 të nivelit fillestar të Tesla-s ra në 39,990 dollarë, nga çmimi i fundit prej 41,990 dollarësh. Tesla u përfshi së fundmi në një aksident të rëndë, këtë herë në Kaliforni, ku një defekt në sistemin autonom të asistencës në drejtimin e mjetit, i mori jetën shoferit në vendin e ngjarjes. Ndërsa kompania ka nisur hetimet për rastin përkatës, shumë prototipe të modelit S të Teslës u tërhoqën nga tregu, deri në përfundimin e tyre.