Auto & Moto

1 viktimë dhe 4 të plagosur, dështon Tesla, tërhiqen mijëra automjete nga qarkullimi!

Tesla është përfshirë së fundmi në një aksident të rëndë, këtë herë në Kaliforni, ku një defekt në sistemin autonom të asistencës në drejtimin e mjetit, i mori jetën shoferit në vendin e ngjarjes. Ndërsa kompania ka nisur hetimet për rastin përkatës, shumë prototipe të modelit S të Teslës u tërhoqën nga tregu, deri në përfundimin e tyre.

U deklarua se aksidenti me një kamion zjarrfikës dhe një Tesla të modelit 2014 në rajonin Contra Costa të Kalifornisë ishte aksidenti i 17-të fatal i këtij modeli elektrik, si pasojë e të cilit, një person ka humbur jetën dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Ndërsa NHTSA ka hapur më shumë se 36 hetime për Tesla që nga viti 2016, dyshohet se sistemi autonom i drejtimit është përdorur në 20 prej këtyre aksidenteve.

Pas incidentit, Tesla tërhoqi më shumë se 362.000 automjete në Shtetet e Bashkuara për të përditësuar funksionin e saj të drejtimit plotësisht autonom. Në Uashington, zyrtarët po diskutojnë për shtrëngimin e rregullave për automjetet dhe teknologjitë autonome.

Së fundmi, Tesla ka ulur çmimet për makinat e saj elektrike në Evropë, Izrael dhe Singapor, duke zgjeruar serinë e zbritjeve botërore të cilën e filloi në Kinë. Javën e kaluar, Tesla raportoi për një rritje prej vetëm 4% në dërgesat e saj për tremujorin e parë në krahasim me tremujorin e kaluar, pavarësisht ofrimit të zbritjeve në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Australi dhe Kore të Jugut, me synimin e vetëm të nxitjes së kërkesave.