Auto & Moto

Ja sa kushton makina më e lirë e Tesla-s!

Makinat Tesla tani janë më të lira se sa kanë qenë ndonjëherë pas një serie uljesh çmimesh të ndërmarra nga Elon Musk këtë vit. Sipas Business Insider, brenda natës, kostoja e modelit 3 të nivelit fillestar të Tesla-s ra në 39,990 dollarë, nga çmimi i fundit prej 41,990 dollarësh.

Tesla zbriti çmimin pasi rregullat e reja rreth kredisë federale të taksës së automjeteve elektrike hynë në fuqi të martën. Tesla gjithashtu uli çmimet e SUV-ve të saj Model Y me 3,000 dollarë. Kompania kohët e fundit shtoi një SUV më të lirë Model Y në faqen e saj të internetit që dikur ishte një opsion “jashtë menusë”. Ndërkaq, ja sa kushtojnë të gjitha modelet e Tesla-s:

Model 3: 39,990 dollarë

Model 3 Performance: 52,990 dollarë

Model Y: 46,990 dollarë

Model Y Long Range: 49,990 dollarë

Model Y Performance: 53,990 dollarë

Model X: 94,990 dollarë

Model X Plaid: 104,990 dollarë

Model S: 84,990 dollarë

Model S Plaid: 104,990 dollarë

Tesla është përfshirë së fundmi në një aksident të rëndë, këtë herë në Kaliforni, ku një defekt në sistemin autonom të asistencës në drejtimin e mjetit, i mori jetën shoferit në vendin e ngjarjes. Ndërsa kompania ka nisur hetimet për rastin përkatës, shumë prototipe të modelit S të Teslës u tërhoqën nga tregu, deri në përfundimin e tyre.

Tesla gjithashtu ka ulur çmimet për makinat e saj elektrike në Evropë, Izrael dhe Singapor, duke zgjeruar serinë e zbritjeve botërore të cilën e filloi në Kinë. Javën e kaluar, Tesla raportoi për një rritje prej vetëm 4% në dërgesat e saj për tremujorin e parë në krahasim me tremujorin e kaluar, pavarësisht ofrimit të zbritjeve në Shtetet e Bashkuara, Kinë, Australi dhe Kore të Jugut, me synimin e vetëm të nxitjes së kërkesave.