Auto & Moto Tech

Testohet makina fluturuese në Sllovaki, funksionon me karburant normal!

Një prototip i një makine fluturuese ka përfunduar një fluturim 35-minutësh midis aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratislavë në Sllovaki.

Avioni hibrid i kompanisë, AirCar, është i pajisur me një motor të BMW dhe funksionon me karburant të rregullt me pompë benzine.

Krijuesi i tij, Prof Stefan Klein, tha se mund të fluturonte rreth 1,000 km në një lartësi prej 2,500m dhe deri më tani ka kaluar 40 orë në ajër.

Sipas tij, duhen 2 minuta dhe 15 sekonda për tu shndërruar nga makinë në aeroplan.