Botë e Çuditshme Gossip

“The Simpsons” kanë parashikuar edhe daljen në treg të kufjeve të realitetit virtual VR!

“The Simpsons” duket se përsëri e kanë parashikuar të ardhmen, sipas një video virale në internet. Kësaj here, “The Simpsons” duket se ka parashikuar edhe kufjet e realitetit virtual (VR), pajisjet e reja që do të jenë revolucioni i teknologjisë. Sipas një video të shpërndarë në rrjetet sociale, një sekuencë e serialit të animuar tregon botën dhe njerëzit me këto pajisje të integruara në jetën e tyre.

https://www.tiktok.com/@dailymail/video/7332086859729784107?referer_url=telegrafi.com%2Fmisteri-tjeter-serialit-te-njohur-simpsons-parashikuan-edhe-lansimin-e-kufjeve-te-realitetit-virtual-vr%2F&refer=embed&embed_source=71929437%2C121374463%2C121351166%2C71838018%2C121331973%2C120811592%2C120810756%3Bnull%3Bembed_blank&referer_video_id=7332086859729784107

Kufjet VR, janë pajisje teknologjike me të cilat lidhet bota virtuale me realitetin dhe me to mund të “zhyteni” drejt një bote imagjinare. Shumë gjigantë teknologjikë janë duke punuar për këto pajisje dhe së fundmi kompania Apple lançoi modelin e tyre Vision Pro. Kufjet e realitetit virtual Vision Pro janë të disponueshme në dyqanet amerikane po ashtu edhe në faqen e tyre ‘online’.

Apple deri më tani ka pranuar porosi për 200 mijë njësi të kufjeve Vision Pro në SHBA, përgjatë një periudhe 10-ditore. Kufjet e avancuara me teknologji VR, kanë qenë të disponueshme për t’u porositur online, por shitja e tyre në dyqanet e Apple pritet të fillojë në SHBA nga data 2 shkurt. Lançimi i këtyre kufjeve vjen tetë muaj pasi u prezantuan nga gjiganti teknologjik në konferencën WWDC 2023.

Këto kufje, do të sjellin revolucion teknologjik pasi për shumicën mund të jenë teknologji e paeksploruar. Vision Pro ka të integruar teknologjinë e realitetit virtual dhe realitetit të përzier. Kufjet Apple Vision Pro u prezantuan në qershor të vitit të kaluar në Konferencën Botërore të Zhvilluesve (WWDC) 2023. Pajisjet kanë teknologji të realitetit të shtuar (AR) dhe realitetit virtual (VR) dhe funksionojnë me sistemin operativ visionOS. Ndërkaq, si me të gjitha produktet e tjera, edhe për Vision Pro do të ketë pengesa në marrjen e porosive të para.