Health & Beauty Lifestyle

Thuajini ‘lamtumirë’ dhimbjeve menstruale me këto këshilla…

Më shumë se gjysma e grave raportojnë për dhimbje të mëdha gjatë ciklit menstrual. Për sa kohë që këto dhimbje menstruale nuk janë shenjë e ndonjë sëmundje serioze shëndetësore, ato me të vërtetë që ua prishin ditën, apo jo? Sidoqoftë, për ta lehtësuar dhimbjen, më poshtë po ju japim disa këshilla për t’ju ardhur në ndihmë…

Përmirësoni dietën tuaj

Zvogëlimi i yndyrave dhe rritja e sasisë së konsumimit të perimeve mund të ndihmojë në lehtësimin e dhimbjeve menstruale. Një mjek gjinekolog, Aldo Palmieri, shprehet se:

Dieta me pak yndyrë i zvogëlon nivelet e përgjithshme të dhimbjes në trup.

Pra, përpiquni që t’i shmangni sa më shumë ushqimet me nivele të larta të yndyrës dhe është e rekomandueshme të ushqeheni me peshk, arra, vajra vegjetalë, etj.

Përdorni ilaçe të sigurta

Jo çdokush ka dëshirë t’i drejtohet mjekëve gjatë dhimbjeve menstruale, por konsumimi modest i ilaçeve si ibuprofeni apo naprokseni, mund të ndihmojnë. Dhimbjet menstruale ndodhin për shkak të lirimit të substancave që quhen prostaglandine dhe ilaçet e mësipërme ndihmojnë në zvogëlimin e prodhimit të këtyre substancave e, rrjedhimisht zvogëlojnë dhimbjen. Megjithatë, para se të përdorni ilaçe, fillimisht konsultohuni me mjekun tuaj.

Pini çaj

Disa hulumtime për çajat bimorë kanë dëshmuar se janë shumë të mirë për lehtësimin e dhimbjeve. Sidoqoftë, disa çajra përmbajnë estrogjen, prandaj konsultohuni me doktorin para se të konsumoni një të tillë.

Përdorni vaj peshku dhe vitaminë B1

Rrugë tjetër natyrale për lehtësimin e dhimbjeve menstruale është edhe konsumimi i vajit të peshkut, vitaminës B1, apo të dyjave këto, sipas një hulumtimi të publikuar në ‘Global Journal of Health Science’.

Ndërkaq, pyetjet rreth marrëdhënieve seksuale duket sikur nuk marrin fund kurrë. E në mesin e gjithë kësaj kureshtjeje, nuk mund të mungojë as pyetja klasike si: “A mund të bëjmë seks gjatë ditëve që kemi perioda?” Dita e parë e ciklit përkon me ditën ku keni edhe intervalet e para të hemorragjisë. Sipas mjekëve gjinekologë nëse vuani nga menstruacionet e dhimbshme, nuk është e këshillueshme të kryeni marrëdhënie gjatë kësaj dite.

Nga ana tjetër, ratë në Spanjë që vuajnë nga dhimbjet për shkak të ciklit menstrual, do të lejohen të marrin deri në 3 ditë pushim çdo muaj sipas një plani reformash nga qeveria spanjolle. Drafti i reformës, i zbuluar nga stacioni radiofonik ‘Cadena Ser’, do ta bëjë Spanjën vendin e parë perëndimor që ofron të drejtën e pushimit për shkak të menstruacioneve, sipas të cilit grave do t’u garantohet pushimi gjatë periodave.